Moderatori i njohur, Isli Islami, siç tashmë është bërë zakon, i ka krijuar mundësinë ndjekësve t’i bëjnë pyetje nga më të ndryshmet në ‘Instagram’.
Opsioni ‘Ask a question’ është bërë prej kohësh një urë komunikimi shumë argëtuese mes fansave dhe personazheve publikë. Me pyetjet që i janë drejtuar së fundmi, Isli zbuloi një detaj shumë interesant për veten e tij.
Dikush e pyet për gjënë më ‘idiote’ që ka bërë në jetën e tij dhe moderatori nuk nguron të tregojë. “Seç vajta njëherë dhe bëra flokët blu. Nejse”, -ka shkruar ai, duke u treguar se është penduar për këtë vendim, por tashmë ka kaluar.
Nëse nuk e mbani mend, Isli e ka publikuar një foto me këtë ‘look’ në verën e 2017-ës dhe të gjithë folën për të