”KUÇEDRA ME 7 KOKË”/ Në postimin e Arilenës, Elton Ilirjani ”thumbon” Elvanën: Edhe zë nuk kanë dhe… – AlpeGossip
”KUÇEDRA ME 7 KOKË”/ Në postimin e Arilenës, Elton Ilirjani ”thumbon” Elvanën: Edhe zë nuk kanë dhe…

”KUÇEDRA ME 7 KOKË”/ Në postimin e Arilenës, Elton Ilirjani ”thumbon” Elvanën: Edhe zë nuk kanë dhe…

Në përfundim të edicionit të 58′ të ”Festivalit të Këngës”, fituese për të na përfaqësuar në ”Eurovision 2020” u shpall Arilena Ara me këngën ”Shaj”.

Menjëherë pas përfudimit të festivalit pati shumë polemika nëse vendimi i jurisë ishte i drejtë apo jo pasi prej kohësh tashmë publiku i gjithi ishte ndarë mes Arilenës dhe Elvanës.

Gjatë këtyre tre ditëve, shumë personazhe të famshme kanë bërë komente duke ”thumbuar” njërën ose tjetrën në rrjetet sociale.

Sëfundmi, biznesmeni i njohur Elton Ilirjani, në një foto të postuar nga Arilena që dukej e lumtur teksa ngrinte kupën, është shprehur: Urime!!! Fitore e merituar! Pa pike dyshimi je me e mira jo vetem ne Shqipëri por edhe shume me larg! Keto qe tunden dhe shkunden ne Shqiperi jane kuçedra me 7 kokë 🙂 edhe zë nuk kane dhe kane edhe kerkesa 😉 vazhdo ti perpara!

Nga ana e Arilenës nuk ka patur një reagim për këtë koment por  ajo që duket qartë është se Elton Ilirjani nuk e paska patur fare me qejf fitoren e dikujt tjetër që meqë ra fjala, ne mendojmë e i referohet Elvanës! /AlpeGossip.al