Ndërhyrjet me botox janë bërë shumë të zakonta në ditët tona. Nga ditë në ditë po dëgjojmë emra të njohur që iu janë nënshtruar këtyre ndërhyrjeve. Mirëpo, modelja e njohur Chrissy Teigen, gruaja e këngëtarit John Legend, ka praktikuar botoxin në një vend që nuk e kishim dëgjuar më parë.
Është sezoni verës dhe dielli është më përvëlues se kurrë. Për të mënjanuar djersitjen e tepërt, Chrissy Teigen ka injektuar botox nën sqetulla. Këtë lajm e bëri të ditur vetë ajo ndërmjet një postimi në Twitter.
“Ishte shumë e lehtë. Më bën të ndihem më mirë kur vesh fustane. Ndihem më me vetëbesim. Ishte gjëja më idiote dhe budallallëku më i madh që kam bërë ndonjëherë. Më idioti, por më pëlqen, sidoqoftë. Sinqerisht që nuk kam asnjë pendesë”, ka rrëfyer Chrissy pas injektimit të botoxit në sqetullat e saj.