”UNË MUND TË JEM PA TY POR…”/ I shoqi feston ditëlindjen, Jona Spahiu i kushton fjalët më emocionuese – AlpeGossip
”UNË MUND TË JEM PA TY POR…”/ I shoqi feston ditëlindjen, Jona Spahiu i kushton fjalët më emocionuese

”UNË MUND TË JEM PA TY POR…”/ I shoqi feston ditëlindjen, Jona Spahiu i kushton fjalët më emocionuese

Moderatorja e njohur Jona Spahiu publikon shpesh foto familjare në profilin e saj të Instagramit, me të shoqin, Frenkli Ymeri dhe me vogëlushin e tyre Raiden. Ditën e sotme, Frenkli feston ditëlindjen dhe Jona ka përzgjedhur foton më të bukur dhe së bashku me një urim me fjalë zemre, i ka postuar në Instagram duke e uruar publikisht të shoqin.

Në foton në fjalë Frenkli shihet me vogëlushin Raiden, i cili ka buzëqeshur para kamerave. E njëjta foto është përdorur dhe për dekorimin e tortës së ditëlindjes.

“Unë mund të jem pa ty… por jo pa buzëqeshjen tënde, që si një komet fshin errësirën nga fytyra ime. Të dua! Gëzuar ditëlindjen dashuria e jetës”, ka shkruar Jona krahas postimit duke etiketuar të shoqin.