Kush janë personazhet e famshme shqiptare që “IMITOHEN dhe TALLEN” nga aktorët e humorit (FOTO) – AlpeGossip
Kush janë personazhet e famshme shqiptare që “IMITOHEN dhe TALLEN” nga aktorët e humorit (FOTO)

Kush janë personazhet e famshme shqiptare që “IMITOHEN dhe TALLEN” nga aktorët e humorit (FOTO)

Në botën e televizionit shqiptar dalin shumë figura, që e bëjnë publikun për vete. Me dashjen apo pa dashjen e tyre, shumë prej tyre janë kthyer dhe në objekt humori që shoqëron fundjavat e teleshikuesve në ekrane.

Emisionet e humorit, i pikasin këta personazhe të njohur dhe i sjellin në formën e tyre. Portokallia dhe Al Pazar janë dy emisionet ku imitohen më shumë personazhet e njohura shqiptare.

Po kush janë disa nga këta “Vip-a” që  imitohen më shumë? AlpeNews.al ju rikujton disa prej tyre.

Para disa javësh, trupa e aktorëve të spektaklit të humorit “Portokalli” ishte e ftuar në emisionin “Top Show Magazine”, ku u zbuluan disa nga surprizat e sezonit të ri të shumëpritur.
Në emision u përfol se një nga personazhet e rinj do të ishte një moderatore që sipas aktorit Rezart Veleshnja, “nga 100 fjalë, 98 i ka gafa” dhe ky personazh më në fund u zbulua mbrëmjen e djeshme.
Publiku i “Portokalli” ka shpërthyer në të qeshura e duartrokitje kur në skenë është ngjitur Veleshnja me një paruke bjonde e fustan të kuq, i transformuar si moderatorja Rudina Magjistari.

Personazhi madje mban edhe emrin “Rudina e Pasdites” dhe shkaktoi të qeshura të shumta, duke shfrytëzuar gafat e lapsuset për të cilat Magjistari pak muaj më parë pushtoi rrjetet sociale.

Drejtuesi i emisionit “Zonë e Lirë” në tv Klan, Arjan Çani është parë gjithashtu në Top Channel.
Sëri aktori Rezart Veleshnja ka imituar Arjan Çanin në “portokalli” në një miniemisionin të sajuar atje me emrin “Zona e brrylit”.
Ky është numri i dytë i portokallisë që synon disa prej zonave më të sukseshme të Klan. Së pari është sulmuar transmetimi i telenovelave turke në Klan dhe tani shigjetat janë drejt Canit.
Prej disa kohësh Klan ndodhet në krye të audiencës duke kaluar në vend të dytë top Channel, një pozicion i cili më sa duket ka nervozuar drejtuesit e këtij të fundit.

Eni Çobanin jemi mësuar ta shohim gjithmonë në studion e programit “E diela shqiptare”, ku ajo drejton një pjesë shumë të ndjekur, “Shihemi në gjyq”.  Eni Çobani, imitohet në programin “Al Pazar” nga vetë moderatori, me të cilin nuk i kanë marrëdhëniet mirë.
Në një intervistë me  Rudina Dembacaj e cila pyeti juristen edhe si e ka përjetuar imitimin që i është bërë nga Agron Llakaj në programin “Al Pazar” që transmetohet në Vizion Plus, ku aktori krijon atmosferën e “Shihemi në gjyq”, por në personazhin e saj mbledh copëza edhe nga personazhe të tjerë, siç janë fjalët e shkruara në trup që i solli për herë të parë në ekranin tonë, Ema Andrea në jurinë e “Dancing with the stars Albania”, po në Vizion plus.
Çobani, ndryshe nga ç’mund të imagjinonim, tregoi që ky imitim nuk i ka pëlqyer aspak. Sipas saj, ai i ka shpërfytyruar figurën.

Jozefina Topalli
Personazh tjetër e cila imitohet pafund është edhe Jozefina Topalli. Rudina Dembacaj është identifikuar gjithmonë si aktorja që imiton Jozefina Topallin dhe kjo jo pa shkak.

Që në fillimet e saj, Rudina Dembacaj spikati me rolet e saj, sidomos me atë të ish-kryeparlamentares, me të cilën identifikohet edhe sot e kësaj dite.

Sigurisht, Rudina nuk mund të mbetej pa u thumbuar nga mikrofoni i emisionit “Thumb” lidhur me këtë çështje. Ndryshe nga herët e tjera, moderatorja u pyet se çfarë nuk pëlqen te zonja Topalli dhe përgjigjja e saj na ka surprizuar.

“Kur ishte PD-ja në pushtet, ajo fliste gjatë gjithë kohës për meritat e Berishës, ndërkohë që ajo vjen nga një familje me një “background” të jashtëzakonshëm politik”, – tregon Dembacaj.
Më pas, ajo shton: “Duhet të përfaqësonte më shumë veten sesa Berishën”.
Epo, më në fund e tha se deri tani mendonim se ishte një “dashuri platonike”.

Të tjerë politikanë që imitohen janë dhe Sali Berisha, Edi Rama dhe Lulzim Basha./AlpeNews.al