E ËMA U NDA NGA JETA SOT/ Miqtë e afërt ngushëllojnë Adrit Gjebrean – AlpeGossip
E ËMA U NDA NGA JETA SOT/ Miqtë e afërt ngushëllojnë Adrit Gjebrean

E ËMA U NDA NGA JETA SOT/ Miqtë e afërt ngushëllojnë Adrit Gjebrean

Mijëra miq dhe ndjekës i kanë shprehur ngushëllimet e përzemërta prezantuesit dhe moderatorit të “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Ardit Gjebra, pas ndarjes nga jeta të nënës së tij.

Meropi Gjebrea ndërroi jetë mbrëmjen e së premtes, ndërsa lamtumira e fundit iu dha pasditen sotme. Lajmin e hidhur për humbjen e madhe e bëri të ditur vetë Gjebrea, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Në mesin e mijëra ndjekësve që iu gjendën pranë familjes në këtë ditë të hidhur ishin edhe miq e bashkëpunëtorë të shumtë ndër vite të Gjebreas.

Jusristja dhe bashkëpunëtorja e tij tek “E Diela Shqiptare” me rubrikën “Shihemi në Gjyq”, Eni Çobani shkruan: “I dashur miku im ngushëllimet janë pak para dhimbjes dhe mungesës që të krijon ikja nga jeta e një njeriu kaq të shtrenjtë siç është nëna. Zonja Meropi qoftë e xhenetit dhe ka lenë vetëm mirësi dhe dashuri mes jush. Jam pranë jush me zemër dhe shpirt për t’iu lehtësuar sado pak këtë dhimbje të rëndë. T’ju ketë lënë jetë”.

Këngëtari Sidrit Bejleri, ngushëllon me fjalët: “Të Zotit jemi dhe tek Ai kthehemi. Zoti e pastë në mëshirën e vet dhe qoftë e Xhenetit!”

Olti Curri lutet “Zoti e pastë në kujdes atje lart”, ndërsa humoristi Bes Kallaku “Qoftë e Parajsës!”

Këngëtarja Rezarta Shkurta shkruan se ajo “iku nënë e lumtur, se la shtëpinë plot.”

Në këtë ditë të vështirë Gjebreas i gjendet pranë edhe gazetarja Rudina Xhunga, e cila shkruan “ngushëllime për nënën tënde të mirë”.