PAS SKANDALIT TË “BUJSHËM”/ Elvana Gjata lajmëron bashkëpunimin… (VIDEO) – AlpeGossip
PAS SKANDALIT TË “BUJSHËM”/ Elvana Gjata lajmëron bashkëpunimin… (VIDEO)

PAS SKANDALIT TË “BUJSHËM”/ Elvana Gjata lajmëron bashkëpunimin… (VIDEO)

Pas skandalit të bujshëm që ndodhi muaj më parë duket se së fundmi Elvana Gjata po e rimerr dukshëm veten.

Prej afro një muaji tashmë këngëtarja e njohur është angazhuar sërish në projekte të shumta dhe madje është mirëpritur nga publiku.

Ajo mori pjesë në koncertin e pavarësisë së Kosovës, publikoi një këngë e cila menjëherë u shndërruar në hit e cila mbante titullin “Tavolina e Mërzizë” e së shpejti filmi “Dy gisht mjalt” në të cilin ajo mban rol kryesor do të jetë në të gjtiha kinematë e Tiranës.

Po ashtu ditën e sotme , Elvana Gjata lajmëroi të gjithë ndjekësit e saj se së shpejti do të sillte një bashkëpunim me reperin e njohur Lyrical Son, këngë e cila do të jetë kolonë zanore e filmit “Dy Gisht Mjalt”

Kujtojmë se edhe më parë Elvana Gjata ka bashkëpunuar me reperë të njohur të skenës shqiptare si Mc Kresha, Ledri, 2po2, dhe asaj botërore si Shade dhe këngët kanë rezultuar në hite.

 

Por si do të pritet nga publiku, bashkëpunimi me reperin e njohur Lyrical Son, pas skandalit që pushtoi gjithë mediat për një kohë të gjatë?

View this post on Instagram

“Pa dashuri” @2gisht_mjalte @lyricalson

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

Komentet në videon në Instagram janë të shumta dhe fansat shprehen se mezi e presin këtë projekt por mbetet të shihet në lançimin e tij mbështetja që Elvana Gjata do të marrë nga publiku…

/AlpeNews.al