Babai i Meghan Markle fotografohet për herë të parë pas dasmës, por ka diçka që s’shkon (FOTO) - AlpeGossip
Babai i Meghan Markle fotografohet për herë të parë pas dasmës, por ka diçka që s’shkon (FOTO)

Babai i Meghan Markle fotografohet për herë të parë pas dasmës, por ka diçka që s’shkon (FOTO)

Babai i Meghan Markle është shfaqur dy ditë pas dasmës mbretërore pasi u kthye në shtëpi nga spitali.

DailyMail.com ka siguruar fotot ekskluzive, të bëra në Rosarito, Meksikë, ku ai iu nënshtrua një operacioni në zemër.

Që prej daljes nga spitali, Z. Markle ka qëndruar me shokët në një kompleks tjetër të rrethuar, disa kilometra larg shtëpisë së tij.

Ai u kthye në pronën e tij në San Antonio Del Mar të hënën – nën shoqërinë e një femre tjetër, Lori Davis, 38 vjeçe, me të cilët ishte fotografuar më parë duke shijuar një darkë.

Në një moment, Markle u ndal për të blerë një Frappuccino me krem ​​dhe çokollatë, pavarësisht operacionit që kreu në zemër javën e kaluar.

 

Thomas Markle fillimisht shpresonte të merrte pjesë në ceremoni, e cila u mbajt të shtunën në mëngjes, por u detyrua të tërhiqej pasi kishte pësuar një sulm në zemër javën e kaluar.

Të mërkurën, ai u shtrua në spital për operacionin. Dhe ndonëse kanë kaluar pak ditë nga ndërhyrja, mediat janë çuditur me blerjen e tij. Frappuccino përmban deri në 310 kalori dhe 38 gramë sheqer dhe është një nga pijet më pak të favorshme për t’u marrë në raste të tilla.

 

 

Menjëherë pas dasmës, Thomas shprehu keqardhjen që nuk shoqëroi vajzën drejt altarit. Nëna e Meghan, Doria Ragland, 61 vjeç, ishte e vetmja anëtare e familjes së Dukeshës së Sussex, që mori pjesë në dasmën mbretërore.

 

Meghan u shoqërua drejt altarit nga babai i Princit Harry, Princi Charles.