Një nga këngëtarët më të pëlqyer të estradës shqiptare, Capital T, do të sjellë shumë shpejt për të gjithë ndjekësit e tij një koncert recital. Këtë e ka zbuluar vetë artisti me anë të postimeve të ndryshme në rrjetet sociale, ndërsa së fundmi ai ka treguar më shumë për projektin e jetës së tij.
“Projekti i jetës sime nuk është vetëm i imi. Ka plot njerëz të mirë dhe profesionistë që kanë pritur gjithë karrierën për të realizuar një koncert si ‘Time Capsule’. Kemi menduar për gjithçka, thjesht uluni dhe shijojeni shfaqjen”, ka shkruar Capital T në postimin e tij më të fundit ku ka bashkangjitur dhe datën e koncertit në 19 shtator në sheshin Nënë Tereza në Tiranë. Fill pas këtij momenti të shumta kanë qenë edhe reagimet e fansave të tij të cilët po e presin me shumë kureshtje këtë shfaqje të këngëtarit.
Me siguri artisti do të sjellë një ‘show’ të vërtetë për të gjithë ndjekësit e zjarrtë të cilët e kanë dëgjuar dhe mbështetur ndër vite.