PASKEMI DASMË/ Ja kur do të martohet moderatorja Floriana Garo – AlpeGossip
PASKEMI DASMË/ Ja kur do të martohet moderatorja Floriana Garo

PASKEMI DASMË/ Ja kur do të martohet moderatorja Floriana Garo

Floriana Garo është një nga moderatoret e njohura shqiptare e cila ka marrë vëmendjen e mediave për jetën e saj private. Ajo prej disa kohësh është zhvendosur në Gjenevë të Zvicrës ku dhe përpara disa muajsh u bë nënë e një vajze që e quajti Adia.

Në një intervistë të fundit për ‘Panorama Plus’ moderatorja ka treguar më shumë detaje për ndjesinë e të qenit nënë e madje dhe për planet për martesë që ajo dhe partneri Enis kanë.

“Në fakt, në fillim u gjenda e papërgatitur. Ishte një lodhje shumë e madhe dhe vajza qante shumë. Unë isha pa gjumin me të cilin isha mësuar ta bëja gjithmonë të plotë, e lodhur dhe e nervozuar. Isha e pasigurtë që do ia dilja të isha një nënë e zonja. Kur e shikoja Adian të paqtë, mbushesha me lumturi, por pjesa tjetër ishte sfidë. Tani ia kam marrë dorën më shumë dhe ndihem më e sigurt, por më duhet të pranoj, balancimi i gjërave të ndryshme në jetë bëhet i vështirë kur vjen në jetë një fëmijë.”, ka treguar Floriana duke zbuluar eksperiencën e saj të parë si nënë.

Ndër të tjera ajo ka treguar se dasmën nuk e bënë dot këtë vit duke qenë se ardhja në jetë e vajzës nuk i la shumë hapësirë, por që me shumë siguri një dasmë të Florianës do e kemi vitin tjetër.

“Po mendojmë diçka për vitin tjetër, por ende pa një plan dhe datë konkrete. Këtë vit ishte e pamundur me Adian kaq të vogël.”, përfundoi moderatorja.