MË NË FUND ZBULOHET “DILEMA E RRJETIT”/ Ja kush i mësoi të flasë shqip blogeres Chiara Ferragni (FOTO) – AlpeGossip
MË NË FUND ZBULOHET “DILEMA E RRJETIT”/ Ja kush i mësoi të flasë shqip blogeres Chiara Ferragni (FOTO)

MË NË FUND ZBULOHET “DILEMA E RRJETIT”/ Ja kush i mësoi të flasë shqip blogeres Chiara Ferragni (FOTO)

Më në fund është marrë vesh origjina e fjalëve shqip që i tha ditën e kaluar blogerja Chiara Ferragni të birit të saj Leos. Dilemën e ka zgjidhur blogeri Olti Curri.

Ditën e djeshme ka bërë xhiron e rrjetit lajmi ku blogerja më e njohur në botë Chiara Ferragni i fliste shqip të birit.

”E gjitha kjo nisi nga një video e postuar nga blogerja, dhe në momentin kur Leo i vogël e mbaroi ushqimin, ajo i tha “shumë mirë” në shqip.

Blogeri shqiptar Olti Curri e ka postuar këtë gjë në profilin e tij në Instagram dhe kishte disa njerëz që shpreheshin se Chiara ka thënë “piu o meno” dhe jo “shumë mirë”.

Por njëri prej tyre ka bërë një “zbulim” të veçantë.

 

Në një mesazh drejtuar Oltit, ndjekësja shkruan se Ferragni ka një miqësi me Dua Lipën dhe mendohet ta ketë mësuar gjuhën shqipe nga ajo. Por ende nuk dihet saktësisht, pasi vetë blogerja Ferragni nuk e ka ‘ndjerë’ këtë dilemë që ka pushtuar rrjetin, këtej nga Shqipëria!