"NUK KISHA MË FUQI..."/ Demi Lovato flet për shkaqet që e çuan në mbidozë gati fatale - AlpeGossip
“NUK KISHA MË FUQI…”/ Demi Lovato flet për shkaqet që e çuan në mbidozë gati fatale

“NUK KISHA MË FUQI…”/ Demi Lovato flet për shkaqet që e çuan në mbidozë gati fatale

Demi Lovato nuk e kuptoi se kishte ende nevojë për të përballuar çrregullimet e të ngrënit dhe kjo gjë duket se shkaktoi mbidozën fatale në korrik të 2018-s.

“Jam e lodhur duke rraskapitur veten me stërvitje dhe dieta ekstreme,” tha ajo në podcast-in “Pretty Big Deal” të Ashley Graham. “Mendova se këto vitet e fundit u shërova plotësisht nga çrregullimet e të ngrënit, por në të vërtetë ishte e kundërta. Kuptova se pavarësisht se simptomat nuk ishin aq të dukshme sa më parë, bëhej fjalë për një çrregullim të së ngrënit.”

Demi, e cila kaloi në mbidozë në korrik të 2018-s, tha se mjedisi toksik dhe problemet e ngrënies shkaktuan rikthimin e saj te droga.

“Mendoj se kur ke njerëz përreth që të thonë të bësh disa gjëra të caktuara, vështirësohet situata,” u shpreh ajo. “Ndodhesha në një situatë kur thjesht nuk kisha më fuqi. Sinqerisht mendoj se kjo ishte arsyeja që shkaktoi gjithë çfarë ndodhi vitin e kaluar. Mendoja se isha shëruar, kur në fakt nuk isha dhe po jetoja një gënjeshtër duke provuar t’i tregoja botës se isha e lumtur me veten time, kur në të vërtetë nuk isha.Kjo artiste dha mesazhin më pozitiv që mund të merrnim sot

Pas mbidozës, Demi u shtrua në spital për dy javë përpara se të shtrohej në një qendër rehabilitimi. Ajo u rikthye në skenë në Grammy Awards duke performuar “Anyone”, e ndjekur më pas nga Super Bowl.‘Një klithmë për ndihmë’: Demi performon për herë të parë pas mbidozës

Në korrik të 2018-s, Demi u shtrua në spital si pasojë e mbidozës. Ajo u kthye në jetë me anë të narcan, një medikamenti që përdoret për të trajtuar mbidozat e heroinës apo drogërave të tjera. Fillimisht, TMZ raportoi se këngëtarja kaloi në mbidozë heroine, por kjo u mohua më vonë nga një burim pranë saj.