ËSHTË SUPER MILIARDER/ Ja dhurata më e shtrenjtë që burri i ka bërë Angela Martinit (FOTO) – AlpeGossip
ËSHTË SUPER MILIARDER/ Ja dhurata më e shtrenjtë që burri i ka bërë Angela Martinit (FOTO)

ËSHTË SUPER MILIARDER/ Ja dhurata më e shtrenjtë që burri i ka bërë Angela Martinit (FOTO)

Modelja Angela Martini prej më shumë se një viti është kurorëzuar me martesë me biznesmenin rumun Dragos Savulescu, me të cilin tashmë po jeton në Los Angeles.
Në një intervistë për “Who”, ajo ka rrëfyer se tashmë ka hequr dorë nga modelingu dhe po merret me projekte më të rëndësishme në jetën e saj, teksa shijon martesën me partnerin dhe ‘llastimet’ e tij.

E pyetur se cila është dhurata më e shtrenjtë që ka marrë prej tij, Angela ka lënë të kuptohet se në fakt më të shtenjtat që merr janë ato me vlerë shpirtërore.
“Dhurata më me vlerë që kam marrë nga partneri, është qeni im, King. Është dhurata më me vlerë, sepse asnjëherë nuk mund ta mas me para. Dhurata që marr çdo ditë prej tij, është besnikëria dhe dashuria e tij.”- ka treguar ajo.