LIGJI I RI NË ZELANDËN E RE/ Udhëtarët duhet të dorëzojnë informacione personale – AlpeGossip
LIGJI I RI NË ZELANDËN E RE/ Udhëtarët duhet të dorëzojnë informacione personale

LIGJI I RI NË ZELANDËN E RE/ Udhëtarët duhet të dorëzojnë informacione personale

“Udhëtarët do të detyrohen që të dorëzojnë fjalëkalimin e telefonit dhe laptopit të tyre tek oficerët zyrtarë që bëjnë kërkime digjitale”, thuhet sipas ligjit të ri në Zelandën e re.

Çdo njeri që do refuzon të dorëzojë infromacionin personal do gjobitet me 5 mijë dollarë.

Edhe më përpara lejohej që punëtorët e doganës të kërkonin pajisjet digjitale, por jo fjalëkalimet. Njerëzit janë të zemëruar me këtë ndryshim dhe e konsiderojnë cënim të privatësisë.

Ligji hyri në fuqi të hënën (1 shtator) që përcakton udhëzime të reja për oficerët që kryejnë kërkime digjitale.

Në ligj thuhet se duhet të dorëzohen fjalëkalimet personale, kodet, pin si dhe shenjat e gishtërinjve.