JETON AFËR KIM KARDASHIAN/ Këngëtarja shqiptare braktis shtëpinë pas zjarrit (FOTO) – AlpeGossip
JETON AFËR KIM KARDASHIAN/ Këngëtarja shqiptare braktis shtëpinë pas zjarrit (FOTO)

JETON AFËR KIM KARDASHIAN/ Këngëtarja shqiptare braktis shtëpinë pas zjarrit (FOTO)

Anxhelina Hadërgjonaj dhe miku i saj, Ariel, janë detyruar të braktisin shtëpinë e tyre pasi një zjarr i madh ka përfshirë qytetin Calabasas në Kaliforni.

Këngëtarja shqiptare ndodhet aktualisht në një vend të sigurt bashkë me grimierin. Ajo ka publikuar disa foto në Instagram ku tregon që ndodhen në një dhomë hoteli, duke marrë veten me të mira pas ngjarjes së frikshme.

“Po mundohemi të jemi pozitivë”, shkruan Anxhelina e cila në ato momente po ndiqte lajmet mbi situatën në qytet pas zjarrit.

Pak më herët, edhe Kim Kardashian njoftoi se kishte braktisur shtëpinë e saj për t’u siguruar bashkë me fëmijët.

Kim zbuloi se kishte vetëm 1 orë kohë për të paketuar dhe evakuuar shtëpinë. Dhe teksa ndodhej në një situatë të frikshme, Kim u sigurua që të dokumentonte veprimin, duke ndarë fotografitë dhe videot në rrjetin social, ku u kërkonte fansave të luten për qytetin e saj.