JO VETËM JONIDA MALIQI/ Zbulohet shqiptarja tjetër që do performojë në Eurovision (FOTO) – AlpeGossip
JO VETËM JONIDA MALIQI/ Zbulohet shqiptarja tjetër që do performojë në Eurovision (FOTO)

JO VETËM JONIDA MALIQI/ Zbulohet shqiptarja tjetër që do performojë në Eurovision (FOTO)

Pritet me padurim që Jonida Maliqi të performojë në maj në “Eurovision”, me këngën “Ktheju tokës”, një këngë që është pritur shumë mirë nga publiku dhe është pretendente për fituese.

Mirëpo Jonida nuk do të jetë e vetmja shqiptare që do performojë këtë vit në Eurovision.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira ka konfirmuar se do të performojë edhe këtë vit në spektakël.

“Jam e nderuar të deklaroj se do të performoj në finalen e Eurovisionit të këtij viti. Mezi pres të përjetoj kujtimet e vitit të kaluar. Faleminderit Eurovision për ftesën dhe për një performancë për të cilën nuk jeni gati. Shihemi në Tel Aviv”, shkruan Eleni.

Kujtojmë Eleni fitoi vendin e dytë vjet në Eurovision me këngën “Fuego”.