“PSE JE KAQ E SHËMTUAR?” Tayna ia mbyll mirë gojën ndjekësit (FOTO) – AlpeGossip
“PSE JE KAQ E SHËMTUAR?” Tayna ia mbyll mirë gojën ndjekësit (FOTO)

“PSE JE KAQ E SHËMTUAR?” Tayna ia mbyll mirë gojën ndjekësit (FOTO)

Reperja e njohur Tayna, në një kohë të shkurtër, është kthyer në një ndër reperet më të suksesshme të Showbizit shqiptar. Ajo është po ashtu shumë aktive në rrjete sociale ku publikon shpesh foto nga përditshmëria.

Së fundmi reperja ka postuar në profilin e saj të Instagramit një foto ku shihet me flokë të kapura dhe me një grim të lehtë. Si gjithmonë fansat e kanë komplimentuar por nuk kanë munguar as komentet negative.

“Përse je kaq e shëmtuar?”, i ka shkruar një ndër ndjekësit. Tayna nuk ka hezituar t’i kthejë një përgjigje, ndërmjet së cilës ka treguar se është një femër plot vetëbesim. “Une s’jam miss, une jam kengetare. E mire apo e keqe, me hunde ose pa hunde, kjo qe m’ka fal Zoti. Mua m’pelqen vetja, ta kisha sygjeru edhe ty. Perderisa sheh gabime te une, ti s’je e kenaqur  as me veten. Paqe e dashuri per ty!”,shkruan ajo.

Shtepi ne shitje