‘A ndihmon Elvana në shtëpi?’ E ëma ‘i nxjerr bojën’ këngëtares – AlpeGossip
‘A ndihmon Elvana në shtëpi?’ E ëma ‘i nxjerr bojën’ këngëtares

‘A ndihmon Elvana në shtëpi?’ E ëma ‘i nxjerr bojën’ këngëtares

Gjatë emisionit “Xing me Ermalin”, këngëtarja Elvana Gjata u surprizua në studo nga nëna e saj, Donika, e cila nuk hezitoi t’i përgjigjej disa pyetjeve nga moderatori Ermal Mamaqi, i cili e pyeti nëse e bija e ndihmonte në shtëpi.

Përsa i përket anës ekonomike, nëna e këngëtares pohoi se Elvana i ndihmon vazhdimisht, por duket se nga një anë tjetër, ajo ka disa pakënaqësi. ‘Po ndonjë punë shtëpie bën kjo?”-pyeti sërish Mamaqi.

“Ç’e pyet…”-u përgjigj me ironi e ëma e Gjatës, duke lënë të kuptohet se punët e shtëpisë nuk janë pika e fortë e së bijës. Këtë e konfirmoi edhe vetë këngëtarja e cila theksoi se kur ishet e vogël, ishte shumë e përkushtuar ndaj punëve në shtëpi, por me shtimin e ngarkesës në muzikë, shtëpia kishte kaluar në plan të dytë.