E PYESIN PËR DASMËN/ Ja si përgjigjet Arbana Osmani – AlpeGossip
E PYESIN PËR DASMËN/ Ja si përgjigjet Arbana Osmani

E PYESIN PËR DASMËN/ Ja si përgjigjet Arbana Osmani

Arbana Osmani ka qenë këto ditë në Suharekë, ku mori pjesë në një event atje dhe nuk u shpëtoi as pyetjeve të gazetarëve. Konkretisht ishte gazetari i televizionit T7 që i drejtoi disa pyetje Arbanës për dasmën, por ajo refuzoi të përgjigjej duke mos zbuluar ende më shumë detaje nga dita e saj më e bukur.

Gazetari: Urime martesën! Pse nuk i le njerëzit të bëjnë foto?

Arbana: Po ne nuk jemi këtu për martesën apo jo?

Gazetari: Si u ndjeve?

Arbana: Shumë mirë.

Gazetari: Pse pikërisht Italia?

Arbana: Unë nuk jam këtu për të folur për martesën.

Gazetari: Pyetjet e mia janë këto.

Arbana: Përgjigjet e mia nuk janë për martesën.