“JI I NJËJTI PERSON…”/ Romeo pranoi ndarjen, reagon Jonida Maliqi – AlpeGossip
“JI I NJËJTI PERSON…”/ Romeo pranoi ndarjen, reagon Jonida Maliqi

“JI I NJËJTI PERSON…”/ Romeo pranoi ndarjen, reagon Jonida Maliqi

Mbrëmjen e djeshme, i ftuar në “Thumb on”, Romeo Veshaj pranoi ndarjen nga Jonida duke deklaruar se është beqar. Romeo u shpreh se nuk e ka mohuar asnjëherë lidhjen me Jonidën dhe fakti që ka heshtur tregon se e ka pohuar që ata ishin bashkë.

Lidhur me arsyen e ndarjes, Romeo u shpreh: “Çfarë ka ndodhur është e shkuar, anija u mbyt. Kapiteni u mbyt me gjithë anijen. Sado ta riparosh Titaniku nuk lundron më”.

Pas kësaj deklarate të Romeos, Jonida ka reaguar ditën e sotme duke publikuar në Instagram një status ku thotë: “Ji i njëjti person privatisht, publikisht dhe personalisht”. Pas këtij statusi, menjëherë kanë nisur aludimet se këngëtarja e ka me Romeon.