Seks gjatë menstruacioneve/ Ja çfarë këshillojnë ekspertët – AlpeGossip
Seks gjatë menstruacioneve/ Ja çfarë këshillojnë ekspertët

Seks gjatë menstruacioneve/ Ja çfarë këshillojnë ekspertët

Seksi gjatë menstruacioneve konsiderohet një temë tabu për shumë çifte. Duke u nisur edhe nga dogmat fetare, disa çifte as e mendojnë që të kryejnë marrëdhënie seksuale gjatë ciklit menstrual. Ndërsa disa të tjerë e shohin si periudhën ideale për të kryer marrëdhënie sepse mendojnë se gjatë kësaj periudhe nuk ngelesh shtatzënë.

Pavarësisht këtyre mendimeve që konsiderohen të gabuara, ekspertët e seksit thonë se seksi gjatë periodave nuk është i dëmshëm, madje mund të zvogëloj ngërçet dhe të përmirësoj disponimin.

Por, meqë ekziston një rrezik i lartë i transmetimit të sëmundjeve ngjitëse dhe sëmundjeve të gjakut, si hepatiti ose HIV gjatë kësaj kohe, ekspertët këshillojnë që duhet të merrni masa mbrojtëse.

Ju gjithashtu keni nevojë për prezervativë nëse keni një cikël që zgjat më pak se 3 ditë, pasi ju mund të mbeteni shtatzënë gjatë kësaj periudhe