18-vjeçarja që ruan lopët rrëmbën kurorën e më të bukurës – AlpeGossip
18-vjeçarja që ruan lopët rrëmbën kurorën e më të bukurës

18-vjeçarja që ruan lopët rrëmbën kurorën e më të bukurës

Lëvronte tokat, kulloste bagëtitë dhe ushqente nëntë kuaj, por një 18 vjeçare britanike ka treguar se bukuria nuk njeh prejardhje.
Vajza e fermerit ka bërë një transformim të pabesueshëm dhe ka fituar një konkurs të rëndësishëm bukurie.

Millie Everatt është kurorëzuar Miss Lincoln 2018 dhe do të garojë në gjysmëfinale të konkursit kombëtar për më të bukurën e Britanisë.

Pak pas fitores, ajo ka rrëfyer se në fermë bën të gjitha llojet e punëve, nga ngasja e traktorit, ruajtja e lopëve, e deri tek lëvrimi i tokës.

Megjithatë Millie rrëfeu se zbulon se njerëzit zakonisht janë të intriguar kur zbulojnë se ajo është vajza e një fermeri dhe ka punuar në fermë.

Bukuroshja deklaroi se:

Njerëzit gjithmonë janë të intriguar kur kuptojnë se unë jam vajza e një fermeri, por për mua, është normale. Unë kam ndihmuar gjithmonë në fermë edhe kur isha më e vogël.”