I çmendi të gjithë me lëvizjet seksi, por çfarë tha Roberti kur pa skenat në klipin e Nora Istrefit? – AlpeGossip
I çmendi të gjithë me lëvizjet seksi, por çfarë tha Roberti kur pa skenat në klipin e Nora Istrefit?

I çmendi të gjithë me lëvizjet seksi, por çfarë tha Roberti kur pa skenat në klipin e Nora Istrefit?

Nora Istrefi u rikthye fuqishëm këtë verë me një klip mjaft ritmik në bashkëpunim me Dj Mixey-n.

Këngëtarja shfaqet me një body të zi në klipin “As ni got”, teksa bën lëvizje provokuese në një sallë bosh baleti.

Nga muskujt e barkut te këmbët e tonifikuara dhe të pasmet e mbushura, Nora tregon se është një nga femrat më seksi të ekranit shqiptar.

Por çfarë mendoi bashkëshorti i saj kur pa këto foto? E pyetur në emisionin “Mirage”, Nora u shpreh se Roberti e pëlqeu shumë kërcimin dhe iu duk shumë artistik:

“Roberti i ka pëlqyer, ka qejf kur më shikon mua duke vallzuar dhe duke aktruar. Ka qenë Klaudia (Pepa) që është kujdesur për këtë kërcim. Kemi qenë bashkë të “Dance with me” dhe kemi pasur raste për ta njohur edhe unë edhe Roberti, kështu që ai e ka ditur pak a shumë çfarë lloj vallzimi do të ishte”.