Mësoni disa truke si të eleminoni aknet në zonën e shpinës.
Krijimi i puçrrave ka të bëjë me inflamacionin e lëkurës i cili krijohet si rrezultat i bllokimit të poreve të lëkurës. Më tepër se në zonat e tjera aknet e krijuara në shpinë shkaktojnë kruarje.
Kur aknet shfaqen në pjesën e shpinës është një shenjë se niveli i testosteronit në gjak është shumë i lartë.
Një maskë e përgatitur në kushte shtëpie për eliminimin e tyre është ajo me të bardhën e vezës.
Bëni bashkë të bardhën e vezëz, një kastravec dhe një lugë vaj ulliri. Pasi të jenë miksuar aplikojeni në shpinë për të paktën një orë deri sa maska të thahet.
Për rrezultate të kënqaqshme rekomandohet të aplikohet të paktën një herë në javë.
Një tjetër maskë është ajo me verën.
Përzjeni verën me kripë dhe sheqer të bardhë. Pasi bëhet nëj masë homogjene aplikojeni në shpinë dhe lëreni derisa të thahet plotësisht. Mund të lahet me ujë të ftohtë.