Çfarë po ndodh?! Pas vetvrasjes së stilistes, gjendet i vdekur në dhomë personazhi i njohur Anthony Bourdain – AlpeGossip
Çfarë po ndodh?! Pas vetvrasjes së stilistes, gjendet i vdekur në dhomë personazhi i njohur Anthony Bourdain

Çfarë po ndodh?! Pas vetvrasjes së stilistes, gjendet i vdekur në dhomë personazhi i njohur Anthony Bourdain

Mediat amerikane njoftuan të premten se është ndarë nga jeta Anthony Bourdain, personazhi i njohur i televizionit amerikan. 61 vjeçari Bordain kuzhinier i famshëm, ishte drejtuesi i emisionit që shfaqet në rrjetin televiziv CNN “Parts Unknown”, fokusuar tek ushqimi, udhëtimet dhe zhvillimet social-politike në pjesë të ndryshme të botës. Ai është gjetur i vetëvarur në një dhomë hoteli në Francë, në Strasburg, ku ndodhej për të kryer xhirime për një nga episodet e radhës së emisionit të tij.

Kjo është vetëvrasja e dytë brenda një jave e një personazhi me shumë popullaritet në SHBA.Vdekja e Anthony Bourdain vjen vetëm tre ditë pasi stilistja amerikane Kate Spade, e cila ndërtoi një perandori të modës me markën e saj, u gjet gjithashtu e vetëvarur në apartamentin e saj në Nju Jorku. Shkalla e vetëvrasjeve është rritur në pothuajse çdo shtet amerikan nga vitet 1999 deri në 2016, sipas të dhënave të publikuara nga Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Sipas kësaj qendre, në vitin 2016, pothuajse 45,000 persona kanë kryer vetëvrasje, duke e bërë atë një nga tre shkaqet kryesore të vdekjeve në Shtetet e Bashkuara, së bashku me sëmundjen e Alzheimerit dhe vdekjet nga mbidoza, në rastet e përdorimit të drogës.