Realizon ëndrrën, nusja me gjymtyrët me proteza shkon drejt altarit - AlpeGossip
Realizon ëndrrën, nusja me gjymtyrët me proteza shkon drejt altarit

Realizon ëndrrën, nusja me gjymtyrët me proteza shkon drejt altarit

Amanda kishte një qëllim për martesën e saj, të ecte në altar.

Por dita më e bukur e jetës së saj ishte shumë e veçantë.

Pesë vite më parë mjekët i thanë se duhej ti vendosnin proteza të katër gjymtyrëve.

Asaj iu desh një kohë e gjatë që të ishte në gjendje të ecte. Por në ditën e saj të dasmës në gusht jo vetëm që arriti të ecte në altar por edhe të kërcente.

Kur Frank i propozoi Amandës, ajo i tha se do të martohej vetëm nëse do të mund të ecte në altar.

Ata u takuan në një restorant në vitin 2013.

“Ne ishim shumë të lumtur. Derisa unë u sëmura.”

Amanda qëndroi në koma për dy muaj duke luftuar nga një infeksion.

“Në mënyrë që të më shpëtonin jetën duhet të më vendosnin proteza të duarve dhe këmbëve. Dhe unë i thashë se do vazhdoja të flija, nuk isha dakort me këtë gjë. Nuk dija se çfarë të bëja.”

Por Amanda pranoi që të vendostë proteza të gjymtyrëve.

“Fillova të ec përsëri. Dhe kjo ishte një gjë e mrekullueshme,”-shprehet ajo.

Amanda jo vetëm që eci në alatar por edhe kërceu.