BËJENI VETË/ Kështu mund të largojmë njollat e lagështisë nga muret – AlpeGossip
BËJENI VETË/ Kështu mund të largojmë njollat e lagështisë nga muret

BËJENI VETË/ Kështu mund të largojmë njollat e lagështisë nga muret

Njollat e lagështisë e komprometojnë shume aspektin estetik te një muri, veçanërisht ne mjediset e banimit dhe si te tilla, ato duhet te eliminohen sa me pare, një detyre kjo përgjithësisht jo e lehte. Si të largojmë njollat e lagështisë nga muret

Paraprakisht për te realizuar këtë detyre është e nevojshme te kemi ne dispozicion:
– Sprucator bosh
– Kendexhina
– Maske personale
– Produkte antilageshtire për muret
– Bojëra me baze gëlqere
– Deumidifikatorë
Produkti me efektiv ne këtë lufte me lagështinë është kandexhina.
Për këtë, mbushim sprucatorin qe kemi marre dhe me te sprucojmë ne vendin e interesuar. Kujdes qe ne këtë operacion te përdorim maskën për tu ruajtur nga avujt e dëmshëm qe krijohen. Kujdes gjithashtu edhe për teshat qe kemi veshur, pasi njollat nga kandexhina është e pamundur te largohen.
Ne rastet kur myku ka pushtuar zona te mëdha, zgjidhja e vetme është lyerja e te gjithë murit. Paraprakisht duhet qe ai te lyhet me produkte te posaçme anti myk, te cilat gjenden ne dyqanet e bojërave.
Pasi kemi kaluar një dore me te dhe muri është thare, i kalojmë dorën tjetër me bojën e duhur. Këshillohet përdorimi i bojërave me baze gëlqere, pasi janë antibakteriale dhe dezinfektuese.
Për te ruajtur gjendjen e mire,këshillohet qe mjediset te jene te ajrosura mire, ndërkohë qe këshillohet te përdoren edhe deumidifikatorë qe janë ne gjendje te eliminojnë lagështinë e tepërt.