Debate të forta ka pasur në puntatën më të fundit të “Përputhen”. Pas takimit të Teas dhe Beartit, Arjoni nisi të komentojë duke thënë se nuk i pëlqeu takimi dhe se Tea i duket më e dhënë ndaj tij, gjë kjo që u mohua kategorikisht nga 21-vjeçarja, e cila theksoi se Arjoni është personi që e ka fyer më shumë në jetë.
Kjo lidhet me një episod të ndodhur në takimin mes tyre. Tea i tha Arjonit në takim se do të dëshironte të kërcente, ndërsa ai tha se nuk dinte të hidhte asnjë hap. Ndërkohë në studio, ai ftoi në një takim Anën, gjë e cila la të mërzitur Tean.
Ndërkaq, në një moment, Fatjoni dëshironte të replikonte, por Arjoni iu drejtua me fjalët “një sekondë se do të flas unë, merru me ato Giveway-t e tua”
“Ej t’i pres flokët unë, të lë pa flokë”, iu kthye Fatjoni
Debati i plotë:
Arjoni: Një sekondë se do të flas unë, merru me ato Giveway-t e tua.
Fatjoni: Ej t’i pres flokët unë, të lë pa flokë.
Arjoni: Mos u kap me mua.
Fatjoni: Mos më thua mua rri.
Arjoni: Pusho tani, palaço.