“PO DOLI KIARA AI DO JETË FLAKË FARE”/ Olta: Ajo i merr shumë energji Luizit – AlpeGossip
“PO DOLI KIARA AI DO JETË FLAKË FARE”/ Olta: Ajo i merr shumë energji Luizit

“PO DOLI KIARA AI DO JETË FLAKË FARE”/ Olta: Ajo i merr shumë energji Luizit

Aktorja Olta Gixhari dhe DeMishel kanë qëndruar 24 orë sebashku në suitën që i ka vënë në dispozicion Big Brother. Padyshim që kryefjalë e diskutimeve të tyre ka qenë nominimi Kiara-Olta, ku njëra prej tyre do duhet të lërë shtëpinë këtë të shtunë.

Aktorja është shprehur se nëse Kiara del, atëherë Luizi do ta kuptojë lojën e vërtetë dhe sipas saj nuk do t’a vuajë fare.

“Ai ka për të qenë brilant kur të dalë Kiara. Ai është non stop me atë. I merr shumë energji. Po doli Kiara, ai do jetë flakë fare edhe as ka për ta vuajtur fare. Do vuajë cik dy ditët e para. Ai do kuptojë magjinë e madhe që të jep liria në këtë lojë. Ai nuk e ka idenë, sepse ka që në 24 dhjetor pas Kiarës” u shpreh Olta gjatë bisedës me Deamishel.