“KISHA FRIKË SE DO VDISTE”/ Arjola tregon vështirësitë e lindjes: Ja pse mendoja se vajza ishte autike – AlpeGossip
“KISHA FRIKË SE DO VDISTE”/ Arjola tregon vështirësitë e lindjes: Ja pse mendoja se vajza ishte autike

“KISHA FRIKË SE DO VDISTE”/ Arjola tregon vështirësitë e lindjes: Ja pse mendoja se vajza ishte autike

Arjola Demiri ka folur hapur për jetën e saj personale në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Aktorja e humorit ka treguar historinë e dashurisë me ish-bashkëshortin, momentin kur e zbuloi që e tradhtonte, si dhe faktin që e fali për gjashtë vite me radhë, derisa nuk duroi më dhe u largua nga shtëpia së bashku me tre fëmijët e saj.\

Demiri ka rrëfyer së fundmi vështirësitë që ka kaluar për të sjellë në jetë tre fëmijët: Helgën, Rubinin dhe Alesian. Ajo tregoi se lindja e parë ka qenë më e vështira pasi rrezikonte jetën foshnja.

“Sigurisht që lindja e fëmijëve është padiskutim e jashtëzakonshme. Si ardhja e Helgës, e Rubinit, e Alesias kanë qenë… Kam qenë e re, por besoj e kam përjetuar fuqishëm. Kam pas lindje shumë të vështirë me Helgën. E kam lindur vetë dhe e kam nxjerrë nga beli, të palosur. Një ditë më parë kishte humbur jetën një fëmijë me të njëjtin pozicion.

Fakti që ia kam dëgjuar të qarën, kam thënë tre herë ‘O Allah bekoje’. Të gjithë ata kishin qeshur me mua se ishte sikur një grua që ka shumë vite që pret një fëmijë dhe Zoti ia realizoi dëshirën. Unë isha shumë e re. Duke qenë se jam shumë e ndjeshme, pas kësaj kam humbur ndjenjat dhe jam përmendur pas pesë orëve.

Por ka qenë moment shumë i lumtur dhe nuk mund ta harroj kurrë. Dhe Pastaj ardhja e Rubinit… lindi një djalë… shumë shpejt. I kisha plotësuar dëshirën edhe burrit. Rubini ka qenë mrekulli më vete. Alesia ka ardh në një periudhë shumë të vështirë të jetës sime. Kur unë isha shumë e turbullt, shumë rëndë psikologjikisht, shpirtërisht, moralisht, të gjitha…

Gjatë kohës më ishte fiksuar që kur shkoja dërgoja Rubinin dhe Helgën në kopsht, një vajzë autike vinte më përqafonte gjithmonë. Kur e shihje nuk dukej që ishte autike, dukej si e pikturuar nga Zoti. Edukatorja më tha që nuk i afrohej çdokujt. Kjo më çoi në paranojën që Alesia mund të lindte autik.

Gjatë gjithë kohës që kisha bërë eko, krahun e Alesias nuk e kisha parë. Doktori thoshte nuk po shoh krahun tjetër. Atë natë kur kam shkuar ta lind Alesian, spitali ka qenë super plot, sa s’ka pas krevat as për mu, as për Alesian. Kur doli mamia dëgjova të thoshte ‘Kujdes krahun!’. ‘Mos’ thash ‘më lindi pa krah’. Kur ma kanë sjellë dhe e pash që i kishte të dy krahët, ka qenë lumturi e madhe.”,- rrëfeu Arjola.