Dasma është një ndër ngjarjet më të rëndësishme të jetës. Pasi i ke thënë ‘Po’ partnerit, nuk të mbetet veçse të organizosh një festë që ta kujtosh gjithmonë, deri në brezat paraardhës.
Të gjithë përpiqen me çdo mënyrë të realizojnë një dasmë spektakolare, që mos t’i mungojë asnjë element. Por tendenca që vihet re është stina që përzgjedhin për shkak të kushteve atmosferike. Çiftet e reja preferojnë verën pasi nuk dëshirojnë të rrezikojnë. Megjithatë RevistaWho.Com sot do t’ju prezantojë disa nga avantazhet të zhvilluarit një dasmë në dimër.
- Vështirësia që hasin të gjithë sapo mendojnë të realizojnë një dasmë është vendi. Të gjeturit një vend në dimër është shumë më e lehtë se sa në verë.
- Dasma ka më pak kosto, pasi shërbimet e lokaleve ofrojnë ulje krahasuar me stinën e verës, ku të gjithë nuk hezitojnë të martohen.
- Xhirimet dhe fotot bëhen më të bukura, pasi mund të shfrytëzosh sfondin me dëborë, si dhe drita është më depërtuese.
- Ushqimi është më i freskët, ndërkohë në verë kthehet në një shqetësim më vete.
- Gjatë festës nuk do të keni problem me djersitje dhe nuk do t’ju prishet make up.