Fjorentina Halili demaskon personin që fshihet pas faqes “Goku” në Instagram: O veshderr, bën meme por… (FOTO) – AlpeGossip
Fjorentina Halili demaskon personin që fshihet pas faqes “Goku” në Instagram: O veshderr, bën meme por… (FOTO)

Fjorentina Halili demaskon personin që fshihet pas faqes “Goku” në Instagram: O veshderr, bën meme por… (FOTO)

Për jetën e personazheve të famshëm kemi parë shumë fansa të jenë të interesuar por kur vjen fjala për interes ka edhe nga ata që janë aq të fiksuar pas disa Vip-ave të showbizz-it saqë arrijnë deri në atë pikë sa i kthejnë në meme ata.

Një rast i tillë i ka ndodhur edhe Fjorentina Halilit e cila mesa duket i është cënuar imazhi publik nga faqja e Instagramit “Goku” pasi këta të fundit e kanë kthyer në meme.

Ish-banorja e Big Brother e ka demaskuar personazhin të cilin fshihet pas kësaj faqe duke i publikuar fytyrën.

“Ooo goku oho vesh derr, do muhabet ti do të bëhesh pak i famshëm por jo me mua se i ke ngatërru gjonat, gjithsesi fol ca të duash dhe mund të manipulosh çdo gjë se në ditët e sotme çdo gjë është e mundur por je shumë budalla puthje për ty”, shkruan Fjorentina në Instastoryn e parë.

Jo vetëm kaq por ish-banorja e BBA, ka publikuar më pas një foto të personit që ajo pretendon se menaxhon faqen “Goku” duke shkruar: “Ky është Bledi apo Goku, ja ça surrati ka ky që të bën meme”.

Ska shaka me Vip-at! Ndonjëherë kur e tepron më shumë se ç’duhet merr përgjigje të papritura pastaj.