IRONIZON TERMIN “SYLESH”/ Pas përplasjes me Kozeta Kurtin, Flori nis sfidë në rrjete sociale (FOTO) – AlpeGossip
IRONIZON TERMIN “SYLESH”/ Pas përplasjes me Kozeta Kurtin, Flori nis sfidë në rrjete sociale (FOTO)

IRONIZON TERMIN “SYLESH”/ Pas përplasjes me Kozeta Kurtin, Flori nis sfidë në rrjete sociale (FOTO)

Flori Mumajesi ka nisur një sfidë në rrjete sociale pas përplasjes që pati me Kozeta Kurtin. Gjithçka nisi kur gazetarja, e cila këtë vit ishte pjesë e jurisë së “Këngës Magjike”, postoi një status ku jepte opinionin e saj për festivalin dhe ndër të tjera ndaloi tek Alban Ramosaj duke shkruar se këngëtari nuk e mbrojti materialin e tij.

“Dua t’u kthej një përgjigje për së largu çdo syleshi. Eskorta në Dubai, po merren me muzikë unë nuk e di se ku e ka futur kokën shumica e finalistëve, pasi e ka parë atë vajzën të këndojë në skenë. A është Alban Ramosaj këngëtari më i mirë i Festivalit? Jo, nuk është! A e mbrojti dot këngën? Jo, nuk e mbrojti.”, shkruante ndër të tjera Kozeta.

Pas statusit të saj, Flori reagoi me një postim i revoltuar ku shprehej se Kozeta e ka bërë këtë shkrim e nxituar nga mllefi.

Kantautori nuk është ndalur me kaq dhe ka nisur një sfidë ku përmes një filteri disa këngëtarë e personazhe të njohur shfaqen me vetulla të shtuara në pamjen e tyre si ironi ndaj termit “Sylesh” që Kozeta Kurti ka përdorur në shkrimin e saj.