Këngëtarja e mirënjohur Kida ka mijëra fansa të cilët shprehin herë pas here adhurimin që kanë për të.
Së fundmi, ajo u surprizua nga ata dhe e tregoi këtë për publikun nëpërmjet një fotoje në InstaStory.
Siç duket, dikush i ka lënë një trëndafil para derës së shtëpisë së saj së bashku me një letër.
Bashkangjitur fotos së surprizës, Kida ka një dedikim publik për të gjithë fansat e saj:
“Unë jam personi më me fat në botë pasi kam fansat më të mirë. Ju dua shumë”, shkruan Kida.
“I’m a murder!”– tha Kida para 7 vitesh, por më pas rezultoi se ndryshe nga të tjerët ajo të vriste me ëmbëlsi, buzëqeshje dhe me muzikë të mirë. Sot, ajo është një nga këngëtaret më të njohura në tregun shqiptar dhe duke qenë se është në një moshë të re, na lejohet të themi se nuk kemi parë asgjë akoma.
Kida, emri i vërtetë i të cilës është Orhidea Latifi, ishte fillimisht pjesë e OnRecords dhe u shkëput prej tyre në janar të 2015, kur i përfundoi edhe kontrata.
Vetëm 23 vjeç, Kida ka arritur ta rendisë emrin e saj në mesin e artisteve më të dëgjuara shqiptare, teksa numëron mbi 1.7 milionë ndjekës në Instagram. Nëse do hedhim një vështrim pas në këto 7 vite të Kidës në muzikë, nuk do gjejmë asnjë skandal, asnjë lajm që nuk lidhet me muzikën e krijimtarinë e saj. Madje, këngëtarja është e vetmja që nuk është përfolur asnjëherë për ndonjë lidhje