PREZERVATIVË ”SAINT LAURENT” DHE KOSH PLEHRASH ”HERMES”/ 5 gjëra që i blejnë vetëm të pasurit – AlpeGossip
PREZERVATIVË ”SAINT LAURENT” DHE KOSH PLEHRASH ”HERMES”/ 5 gjëra që i blejnë vetëm të pasurit

PREZERVATIVË ”SAINT LAURENT” DHE KOSH PLEHRASH ”HERMES”/ 5 gjëra që i blejnë vetëm të pasurit

Të mirat e luksit janë të shtrenjta dhe shpeshherë, me të drejtë. Firmat që prodhojnë mallra luksi i marketojnë produktet e tyre si art që mund të vishet, realizuar me dorë në studiot e tyre artizanale – me shpresën që këto faktorë të justifikojnë çmimin. Në rregull deri këtu.

Por ka edhe produkte si këta. Ndoshta të pasurit s’kanë ç’blejnë më dhe lindën këto çudi të modës.

Prezervativë Saint Laurent

Prezervativët Saint Laurent shiten për 2 euro copa dhe kanë të mbishkruar logon e firmës. Shiten vetëm në Saint Laurent Rive Droite në Paris, në rast se keni dy euro tepër.

Kapëse rrobash Tiffany & Co.

Nëse keni parë ndonjë njeri të pasur të nderë rroba, sugjerojini këto kapëse prej argjendi të pastër. Ndoshta s’ishin ndihmëset në shtëpi, ndoshta tharësja e rrobave s’punon, ndoshta maxhordomi ishte sëmurë dhe s’i çonte dot rrobat në pastrim kimik. Kush e merr vesh ç’vështirësi kaluan që u detyruan të ndernin rrobat në tel, por sidoqoftë, le ta kremtojmë këtë moment.

Kapësja kushton 515 dollarë dhe ka një detaj blu që të kuptohet që është Tiffany dhe jo e rëndomtë.

Kosh plehrash Hermes

Koshi i plehrave The Equilibre D’Hermes kushton 7.650 dollarë dhe nëse kjo shifër nuk ju shkakton një dhimbje diku në trup, është koshi ideal për ju,

I realizuar me dru panje dhe korda lëkure, koshi nuk është i rrethuar tërësisht, kështu që nëse duhet të hidhni ar të lëngët a ndonjë gjë tjetër të kësaj natyre, duhet të blini qese plastike realizuar me kilet e tepërta të armiqve tuaj. Asgjë tjetër s’është e denjë.

Kukull voodoo Supreme

Nëse doni të mallkoni armiqtë e lartpërmendur, por doni ta bëni me klas dhe hijeshi, Supreme ka një mënyrë. Kukulla Voodoo nga Supreme. Vjen bashkë me gjilpërat kaq të nevojshme!

Krevat për qen Versace

Dhe së fundi, krevati për qen nga Versace, produkti më normal në këtë listë. Fundja, qeni juaj meriton të bëjë një jetë luksoze.

Krevati është realizuar me printin Barocco, krijuar nga Gianni Versace për koleksionin e vjeshtë/dimër 1991.

Nëse e doni vërtet shumë qenin, duhet t’i blini dhe një bluzë për qen me logon e Versace dhe kushton 145 euro.