KOKËN TE SHPATULLA E TIJ/ Dalin pamjet e udhëtimit romantik të Rihanna-s me të dashurin Hassan – AlpeGossip
KOKËN TE SHPATULLA E TIJ/ Dalin pamjet e udhëtimit romantik të Rihanna-s me të dashurin Hassan

KOKËN TE SHPATULLA E TIJ/ Dalin pamjet e udhëtimit romantik të Rihanna-s me të dashurin Hassan

Rihanna nuk është dukur ndonjëherë kaq shumë e dashuruar!

Madje as para pak ditësh kur u shpall këngëtarja më e pasur femër në botë, duke mposhtur divat si Madonna, Celine Dion dhe Beyoncé.

Bukuroshja 31-vjeçare po kalon periudhën më të bukur të vitit pasi është me pushime me të dashurin Hassan Jameel, 30 vjeç, dhe familjen e tij në brigjet e Italisë.

Rihanna dhe Hassan të cilët u lidhën për herë të parë në vitin 2017, dukeshin tepër të dashuruar gjatë udhëtimit me varkë dhe drekës në restorantin Lo Scoglio në qytetin Nerano në Amalfi të enjten.

Rihanna ishte bërë tepër seksi me fustanin e bardhë të shkurtër dhe flokët e gjatë, ndërsa Hassan me një këmishë bojëqielli.

Partneri i saj dukej një xhentëlmen pasi i kapi dorën dhe e ndihmoi të zbriste nga varka.

Në qershor u raportua se Rihanna kishte vendosur të ndahej nga biznesmeni arab saudit pas një viti lidhjeje, por me sa duket nuk qenkan të vërteta këto fjalë.