“JE SHEMBULL I KEQ PËR RININË”/ Kush janë VIP-et që KRITIKOHEN për ndikimin negativ në shoqëri (FOTO) – AlpeGossip
“JE SHEMBULL I KEQ PËR RININË”/ Kush janë VIP-et që KRITIKOHEN për ndikimin negativ në shoqëri (FOTO)

“JE SHEMBULL I KEQ PËR RININË”/ Kush janë VIP-et që KRITIKOHEN për ndikimin negativ në shoqëri (FOTO)

Rrjete sociale vitet e fundit kanë marrë një rëndësi mjaft jetike e gjithashtu zënë një pjesë të madhe të kohës tonë.

Sigurisht që ata më të prekurit janë moshat e reja e si rrjedhim ndikimi në të është akoma edhe më I madh.

Duke qenë se figurat e famshme të ekranit e përdorin edhe si një mjet komunikimi me fansat e tyre është I pashmangshëm edhe ndikimi që kanë në to duke filluar që nga veshjet apo stili I jetesë.

Por a janë vërtet figurat e ekranit në Shqipëri një shembull për tu ndjekur?

Në publikimi e tyre në Instagram kemi parë shpeshherë që fansa të shumtë i kritikojnë për ato cka ato paraqesin me videot e fotot e tyre duke u bërë kështu një shembull negativ për shoqërinë e pikërisht për të rinjtë që nuk duhet ndjekur.

AlpeNews.al ju njeh me disa nga vipat më të kritikuar në Instagram:

Luana Vjollca

Pas një fotoje të publikuar nga moderatorja e njohur e cila shfaqet gjithnjë shumë provokuese fansat nuk e mirëpritën:

”Për guximin s’di ç’të them, por kurrsesi s’ka si të jetë shembull kur gjithandej operacion është.Për punën po, ka arrit shumë, por këto ekzagjerimet me operacione janë keq për rininë që e ndjekin”.

Rashel Kolaneci

Kur Rashel Kolaneci ishte pjesë e “Xing me Ermalin” si velinë në këtë emision një pjesë e mirë e publikut nuk e mirëpriste këtë rol të sajin. Kishte nga ata që shkruanin komente të tilla:

Tayna

Tayna është një nga reperet më “in” të momentit por megjithatë fama ka edhe të “këqijat” e saj. Edhe këngëtares i është dashur të përballet me komente negative me fansat ku rasti i saj është edhe më i freskëti:

“Mjerim per pamjen e sa per muzike nuk diskutohet edhe ma mjerim, edhe keta qe te nxjerin ty ne TV. Shembulli me i keq per rinine tone”, shkruan komentuesi.

“Nëse unë jam shembull i keq, ju zoteri jeni prapambetja e shoqerise sone. Nje njeri i moshes tende me ofendu nje vajze te re ne rrjete sociale e cila mundohet me mbrri dicka edhe po shperblehet per mundin, nuk ma merr menja qe edhe burrnin qe e karakterizojn kongt me ciftelia qe ti i ngon i kishin thon burrni pa dasht n’nivel tond per me t’ofendu. Respekt”, i përgjigjet Tayna ndjekësit të saj.

Enca Haxhiaj

“Çdo herë që ndonjë ku*vë e cekët do të më gjykojë apo të flasë keq për mua duke thënë se nuk jam një vajzë e mirë ose sa model i keq jam duke u bazuar në ato që vesh në videoklipet e mia…Unë kam vetëm një përgjigje për ju: Unë jam një Popstar dhe ti nuk je”.

Kështu është shprehur këngëtarja e njohur Enca, pasi prej kohësh është akuzuar nga fansat për stilin e saj tejet ekstravagant në të veshur e në videoklipe.

/AlpeNews.al