Ditët e fundit çifti i njohur i showbizit, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, kanë qenë në vëmendje të mediave për shkak të dasmës së papritur që zhvilluan në ishujt Maldive. Ata ishin martuar në fshehtësi të plotë në datën 7 maj dhe vetëm dy ditë më parë bënë publike disa foto të shkëputura nga ceremonia në bregdet.
Ndërsa ditën e djeshme, nëpërmjet një komenti Albani la të kuptohej se shumë shpejt ata do të bëjnë dhe një dasmë shqiptare. Mirëpo, siç duket dasma nuk është e vetmja surprizë që çifti ka sjell.
Miriami ka publikuar së fundmi një foto ku shihet së bashku me bashkëshortin saj dhe në përshkrim të saj ka shkruar: ‘30.05.2019’, duke i bërë të gjithë kurioz.
Ndërkohë, Albani në një koment ka treguar se çfarë pritet të ndodh në atë datë. “Përveç ditëlindjes tënde po vjen dhe një surprizë domethënë. #Duam“, ka shkruar kantautori në koment duke lënë të kuptohet se çifti mund të sjellin një bashkëpunim shumë shpejt.