FANSI I SAJ MË I MADH/ Vëllai i Loredanës gdhend në trup portretin e saj (FOTO) – AlpeGossip
FANSI I SAJ MË I MADH/ Vëllai i Loredanës gdhend në trup portretin e saj (FOTO)

FANSI I SAJ MË I MADH/ Vëllai i Loredanës gdhend në trup portretin e saj (FOTO)

Ky vit duket se është viti i suksesit dhe i surprizave për reperen e njohur Loredana, por edhe për partnerin e saj, Mozzik.

Rikujtojmë se më datën 1 shkurt të këtij viti dyshja publikoi bashkëpunimin e dytë “Romeo&Juliet” që brenda pak ditësh u kthye në hit. Madje kënga kaloi edhe oqeanin duke u cilësuar si një ndër këngët më të dëgjuara në Amerikë.

Ndërkohë, vetëm para pak ditësh, bukuroshja  publikoi në Insta Story një poster të festivalit të famshëm “VestiVille” që zhvillohet në Belgjikë. Pritet që dy këngëtarët shqiptarë të performojnë në festivalin e njohur përkrah yjeve ndërkombëtarë të muzikës si Cardi B, Nicky Jam, Tyga, Maitre Gims etj.

Mirëpo, siç e specifikuam në fillim të këtij artikulli, ky vit mund të cilësohet edhe si viti i surprizave për këngëtaren.

Së fundmi, Loredana ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram një foto ku shfaqet portreti i saj tatuazh, në trupin e të vëllait Frenk Zefi.

Reperja numëron një numër të madh fansash në gjithë botën, mirëpo fansi më i madh i saj duket se është i vëllai.