ë ftuara në Pop Culture këtë të shtunë, me Dojna Memën do të jënë Nevina Shtylla dhe Fjoralba Ponari. Ndër të tjera, Dojna e pyeti Nevinën rreth largimit të saj nga Tv Klan.
“Nevina ka ikur me përshtypjet më të mira nga Klan-i, por pse s’e ka follow Eni Shehun?”- e pyet Dojna, ndërkohë ajo çfarë na habiti ishte përgjigja e Nevinës.
“Më ka bërë block!”- përgjigjet ajo.
Nga përgjigja e saj, duket se i zemëruari për largimin e moderatores në këtë mes është Shehu, por gjithsesi kjo mbetet ende e pa konfirmuar.
Për të mësuar të vërtetën mes zënkës së Enit dhe Nevinës, (nëse ka një të tillë), u përpoqëm të kontaktonim moderatore, por nuk u përgjigj.
Kujtojmë se Nevina ka drejtuar sezonin e vjetshëm emisionin “Jo vetëm modë”, ku Eni ka qenë kryeredaktor. “Jo vetëm modë” në këtë sezon drejtohet nga Orinda Huta.