Nita Latifi dhe Bledi Mane kanë pasur një raport mjaft të mirë në Big Brither VIP, por gjërat mes tyre kanë ndryshuar pas mbarimit të spektaklit.
E ftuar në emisionin “E Diell”, këngëtarja komentoi një deklaratë të bujshme të gazetarit për vajzat e Kosovës. Ish-banorja është shprehur tepër e zhgënjyer nga kjo deklaratë, teksa ka thënë se ajo nuk e njihte fare Bledin kur e takoi brenda shtëpisë së BB VIP. Madje Nita shtoi se martesa që u bë brenda shtëpisë ishte lojë dhe mes tyre nuk ka asgjë.
Pjesë nga debati:
Nita: Jashtë ishin gjërat ndryshe. Nuk kisha ditur shumë gjëra.
Ervin Kurti: Ju pashë në korridor dhe pyeta Bledin ‘a i ke punët mirë me Nitën’ dhe tha ‘mirë’. Pashë një lloj ftohje me Bledin.
Nita: Ftohje? Bllok edhe me Bledin. Se kam dit që i ka sharë çikat e Kosovës. Ka thënë çikat kosovare sa të hapin gojën, domethënë aty mbaron puna.
Bledi: Ju nuk shkoni tek origjina e lajmit por e përcillni gojë më gojë.
Nita: Po hajde ti shkojmë tek origjina. Si ka mundësi që njerëzit atje jashtë nuk po të duan fare. Si ka mundësi që afron një person që i shan vajzat shqiptare të Kosovës.
Bledi: Deklaratat e mia kanë qenë për kuzhinën me Milaimin, kam thënë në Kosovë nuk përdorni vaj ulliri. E dyta, në një intervistë kam thënë se ka vajza nga Kosova që fonetika e tyre tingëllon mashkullore. Nuk është ofendim, është konstatim.
Nita: Dyshoj që ky kur ka hyrë në atë shtëpi, shoqërinë që ka pasur me mua, gjë që e ka thënë ndryshe këtu jashtë. Ka postuar foto të dasmës, ‘unë po të pres’. Duhet me pasur kujdes me këto se njerëzit jashtë i keqkuptojnë. Ka përfituar prej asaj gjëje, ndoshta për të fituar një farë pëlqimi nga kosovarët.
Bledi: Instagrami im u sulmua kur ka dalë dasma në thonjëza, mos ki merak se nuk të marr për grua. Nuk kam ngelur unë të martohemi bashkë.