Luizi ka dhënë nnjë intervistë të shkurtër për “Shqipëria live” ku ka zbuluar se çfarë bëri pas fitores së BBV. Luizi tregoi se shkoi menjëherë në Shkodër pasi nëna e tij ka qenë e sëmurë gjatë këtyre ditëve.
“Kam ikur tinza në Shkodër, shkova sepse kam pasur nënë paqejf”, deklaroi këngëtari shkodran.
Mesa duket kjo ka qenë edhe arsyeja se pse ajo nuk ishte prezente atë natë në dasmën e cila u mbajt në natën finale, ku Luizi dhe Kiara u kurorëzuan në martesë.