“KA EDHE GOCA QË DUAN…”/ Oriola poston mesazhin e fanses dhe bën reagimin epik për bluzën e Grezdës – AlpeGossip
“KA EDHE GOCA QË DUAN…”/ Oriola poston mesazhin e fanses dhe bën reagimin epik për bluzën e Grezdës

“KA EDHE GOCA QË DUAN…”/ Oriola poston mesazhin e fanses dhe bën reagimin epik për bluzën e Grezdës

Prej disa kohësh, modelja Oriola Marashi dhe futbollisti Eros Grezda po shijojnë lidhjen e tyre të dashurisë.

Ata janë parë kudo së bashku, madje nuk i kursejnë as momentet e ëmbla me njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Por, si i kanë punët me xhelozinë dyshja simpatike? Oriola Marashi ka ndarë më herët mbrëmjen e sotme një bisedë me një fans që i kërkon të realizojë një giveaway me çunat dhe të vendosë në lojë bluzën e Grezdës.

Kjo ide duket se i ka pëlqyer modeles, e cila  e ka shoqëruar me disa emoji dakordësie.

Mirëpo, e njëjta kërkesë i ka shkuar edhe nga gocat. Njëra prej tyre i shkruan”Eeee dale se ka edhe goca që duan bluzën e Grezdës”. Sigurisht edhe këtë kërkesë ajo e ka marrë me sportivitet duke e shoqëruar me një “gif” epike.

Oriola është “Peshqit” në horoskop dhe sipas astrologjisë kjo shenjë dashuron shumë, por nga ana tjetër edhe xhelozon shumë.  Xheloze në mënyrë dramatike, ajo nuk mund ta durojë pabesinë në dashuri dhe sensin tjetër kritik.

Vlen të theksohet se asgjë nuk mund të zëvendësojë dashurinë në jetën e një femre të Peshqve. As karriera, as paratë, as suksesi nuk mund t’i japin asaj të njejtat gëzime dhe shpërblime sa një jetë sentimentale e lumtur dhe e qetë.

Oriola dhe Erosi janë kokë e këmbë të dashuruar dhe po e shijojnë në maksimum kohën së bashku, madje lidhja ka shkuar në një tjetër stad dhe është bërë tashmë goxha serioze.

Lart e poshtë kanë qarkulluar lajmet se pandemia Covid-19 pengoi planet e tyre për fejesë, pasi Oriola tashmë do t’i kishte thënë “Po” Erosit.