NË DITËLINDJES E MIKES SË TYRE/ Ja çfarë ndodhi mes Kylie Jenner dhe Jordyn Woods – AlpeGossip
NË DITËLINDJES E MIKES SË TYRE/ Ja çfarë ndodhi mes Kylie Jenner dhe Jordyn Woods

NË DITËLINDJES E MIKES SË TYRE/ Ja çfarë ndodhi mes Kylie Jenner dhe Jordyn Woods

Kylie Jenner dhe Jordyn Woods janë ndodhur në ditëlindjen e 22-të të mikeshës së tyre mê të ngushtë. Stassie e organizoi festën e saj në një vend të vogël me rrethin e saj më të afërt dhe sigurisht do vinte një moment që ajo dhe Kylie do përballeshin.

Sipas një burimi për ‘E!News’ ish-mikeshat e ngushta u përballën, por në fakt nuk e injoruan njëra-tjetrën. U përshëndetën me një buzëqeshje të sinqertë dhe të dyja vazhduan të festonin të ndara.

Sipas të njëjtin burim, Kylie po mundohej të evitonte dramat dhe donte që ditëlindja e Stassie-t të ishte sa më perfekte dhe ia doli. “Kylie nuk ka hatërmbetje ndaj Jordyn. Sjellja e saj tregon maturi. Ajo do të evitojë sa më shumë dramat”, është shprehur burimi.

“Kjo nuk do të thotë që Kylie është gati ta falë, por në të njëjtën kohë nuk do të sillet keq me të në publik. Kylie do të ketë gjithmonë një vend në zemrën e saj për Jordyn”, ka vazhduar ai. 22-vjetori i Stassie ka qenë shumë i bukur dhe të gjithë të pranishmit ia kanë kaluar shumë mirë.