BËRI NAMIN E THEU PJATAT/ Publiku “shpërthen” në kritika ndaj emisionit dhe Renato Mekollit (FOTO) – AlpeGossip
BËRI NAMIN E THEU PJATAT/ Publiku “shpërthen” në kritika ndaj emisionit dhe Renato Mekollit (FOTO)

BËRI NAMIN E THEU PJATAT/ Publiku “shpërthen” në kritika ndaj emisionit dhe Renato Mekollit (FOTO)

Ditën e djeshme emisoni “Hell’s Kitchen” nisi siparin në ekranin e Top Channel.

Nën drejtimin e tij ishte shefi i kuzhinës mjaft i njohur për publikun, Renato Mekolli.

Konkurentët e apasionuar pas gastronomisë merrnin pjesë për të provuar aftësitë e tyre por diçka e pakëndshme ndodhi gjatë emisionit.

Njëri prej tyre u qortua keqazi nga Renato i cili në “nerva e sipër” theu të gjitha pjatat që i dolën para.

Kjo sjellje u përfol dhe u kritikua shumë në rrjete sociale si dhe nga “mjeshtrja e kuzhinës” e njohur edhe si Zonja Tefta.

Me deklaratën e saj ajo e bëri për “një lek”, shefin e kuzhinës i cili ende nuk ka bërë një reagim për sjelljen e tij të pa justifikueshme e për më tepër live në emision i cili mund të ndiqet nga çdo lloj moshe.

Nën arsyetimin se sjellja e tij ndiqet nga të gjithë e duhet të jetë edukuese për publikun, ndjekës të shumtë të emisioni shpërthyen në kritika ndaj tij dhe drejtuesit Renato Mekolli.

Këto reagime mund ti gjeni në faqen zyrtare të televizonit:

 

/AlpeNews.al