NUK ËSHTË MBRETËRESHA E ANGLISË/ Zbuloni cilin duan më shumë britanikët (FOTO) – AlpeGossip
NUK ËSHTË MBRETËRESHA E ANGLISË/ Zbuloni cilin duan më shumë britanikët (FOTO)

NUK ËSHTË MBRETËRESHA E ANGLISË/ Zbuloni cilin duan më shumë britanikët (FOTO)

Sipas një votimi që është zhvilluar kohët e fundit në Mbretërinë e Bashkuar, Princi Harry është pjestari i familjes mbretërore më i pëlqyer nga publiku. 34 vjeçari është përshkruar nga pjesmarrësit në votime si i admirueshëm, shumë i pëlqyer, me humor dhe naiv. Për këto arsye, 77% e britanikëve kanë një mendim pozitiv për të dhe e rendisin të parin në listën e monarkëve më të pëlqyer. Gjithashtu kanë ndikuar fjalimet që ai ka mbajtur për problemet e shëndetit mendor dhe pjesmarrjen në Forcat e Armatosura.

Ndërkohë pas Harryt, i cili është i gjashti në linjë për të marri fronin e Anglisë, është Mbretëresha dhe në vendin e tretë është Princ William. Çuditërisht për këtë të fundit kishin dëgjuar 99% të njerëzve të cilët u pyetën ndërkohë që për Mbretëreshën kishin dëgjuar 98%, e cuditshme kur e mendon për sa kohë e ka mbajtur fronin.

Ndërkohë Pirnci i Wales dhe trashëgimtari i fronit, i cili javën e ardhshme feston 70 vjetorin e tij, është i shtati në këtë listë. 48% kanë një mendim pozitiv për Princin Charles e si i pari në linjë për të marrë fronin, ndoshta duhet të punojë edhe pak për imazhin e tij. Përpara Charles, përkatësisht në vendin e 4-t, 5-të dhe të 6-të janë Dukesha Kate, Princi i tërhequr Philip dhe debutuesja Meghan Markle.

Vendin e fundit e mban Princi Andrew, i lënë pas dhe nga vajzat e tij Dukeshat Beatrice dhe Eugene. Kjo listë përpilohet çdo vit nga “YouGov Ratings” dhe bazohet në mendimin dhe votat e miliona britanikve.