“MJEKËT GJETËN NJË ÇRREGULLIM NË ZEMËR”/ Këngëtari shqiptar i nënshtrohet ndërhyrjes (FOTO) – AlpeGossip
“MJEKËT GJETËN NJË ÇRREGULLIM NË ZEMËR”/ Këngëtari shqiptar i nënshtrohet ndërhyrjes (FOTO)

“MJEKËT GJETËN NJË ÇRREGULLIM NË ZEMËR”/ Këngëtari shqiptar i nënshtrohet ndërhyrjes (FOTO)

Këngëtari shqiptar i muzikës popullore, Ramadan Krasniqi është shtruar në spital. Ai ka realizuar një ndërhyrje në zemër, pasi mjekët i kanë gjetur një çrregullim.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, këngëtari ka treguar se ka vendosur një stendë. Ndërhyrja ka mbaruar dhe Ramadani është në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

“Miq, dashamirë dhe adhurues të respektuar të këngës time,

Pas disa aktiviteteve të mia rekreative e sportive, të cilat unë i kam të përditshme dhe i aplikojë ndër vite, gjatë dy ditëve të fundit kam ndjerë disa shqetësime shëndetësore, e të cilat në dijen time ishin të vogla dhe pak të vërejtshme.

Megjithatë pas kësaj i jam nënshtruar një kontrolli shëndetësor. Mjekët kanë gjetur një çrregullim zemre për të cilin menduan se duhet trajtim.

Unë jam i prirë që në çdo aspekt jetësorë të dëgjoj profesionistët e lëmisë, ndaj dhe ju nënshtrova aplikimit të stentimit. Çdo gjë u krye me sukses brenda pak minutash! Po ndjehem shumë mirë, nesër pritet ti kthehem përditshmërisë dhe noramlitetit jetësorë!

Megjithatë sipas mjekëve, edhe në këtë rast përparësitë e mia sërish dolën të jenë;

Aktiviteti sportiv në natyrë, ndaj bëjeni!

Mos pirja e duhanit – mos e pini kurrë!

Mos pirja e alkolit, – mos e pini kurrë!

Falënderimi i takon Zotit për çdo gjë!

Respekt të pafund për interesimin tuaj, jua kthefsha në të mira!

Dani”, ka shkruar ai.