“NUK ËSHTË TIPI IM, SEPSE…”/ Einxhel ndryshon mendim për raportin e saj me Dj DAGZ – AlpeGossip
“NUK ËSHTË TIPI IM, SEPSE…”/ Einxhel ndryshon mendim për raportin e saj me Dj DAGZ

“NUK ËSHTË TIPI IM, SEPSE…”/ Einxhel ndryshon mendim për raportin e saj me Dj DAGZ

Einxhel dhe Dj Dagz (Arbri) kanë ngacmuar herë pas here njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Moderatorja tha para pak ditësh se e ka “ëndërr një mashkull që lan enët”, duke iu referuar artistit nga Kosova, i cili po ndihmonte Monikën në kuzhinë.

Nga ana tjetër, Arbri e provokoi Einxhelin gjatë kohës që ajo po gatuante, duke i thënë se do ta vëzhgonte nëse ishte e aftë për të përgatitur ushqimin, që më pas të vendoste për t’i propozuar apo jo për martesë.

Mirëpo, duket se situata mes të dyve ka marrë një tjetër rrjedhë. Arbri ka deklaruar se me Einxhelin thjesht po sillet mirë, por nuk ka pëlqim apo ndjenja për të.

Fifi: Dashuriçka në çdo cep të shtëpisë.

Arbri: Unë dashuriçka në çdo cep të shtëpisë?

Fifi: Me kë rri Arbri deri në 7 të mëngjesit?

Po më duket që këtu në shtëpi duhet me kon njeri i keq që me pas kuptim. Unë jam njeri i mirë dhe ndoshta njerëzit e keqkuptojnë, po e marrin për diçka tjetër, po e quajnë për refuzim pastaj. Po s’e di që i kam jep lirinë njërit dhe të ma refuzojë.

Nga ana tjetër, edhe Einxhel i tha Monikës se Arbri nuk është tipi i saj dhe se i duket shumë i ndjeshëm.

“Arbër s’është si unë, nuk është tipi im. Arbri është shumë i ndjeshëm. I ngel hatri për një gjys llafi”,- u shpreh moderatorja.

Nuk dihet nëse ngacmimet mes tyre do të vazhdojnë, apo do të vendosin të qëndrojnë thjesht shokë të mirë.