“E MBYTI SILIKONI”/ Enca i përgjigjet ndjekëses dhe sapo na tregoi se është një narciste e vërtetë – AlpeGossip
“E MBYTI SILIKONI”/ Enca i përgjigjet ndjekëses dhe sapo na tregoi se është një narciste e vërtetë

“E MBYTI SILIKONI”/ Enca i përgjigjet ndjekëses dhe sapo na tregoi se është një narciste e vërtetë

Këngëtarja e talentuar Enca së fundmi po shijon suksesin e këngës së saj më të fundit.

Po flasim për bashkëpunimin e bukuroshes me Muharrem Ahmetin që titullohet “Hajde” dhe pavarësisht se ka shumë pak ditë që është publikuar, numëron mbi 1 milion klikime në platformën You Tube.

Siç edhe ju mund ta keni vënë re Enca ka një raport shumë të ngushtë më ndjekësit në llogarinë në Instagram.

Së fundmi këngëtarja ka bërë publik një mesazh të dërguar nga një ndjekëse e cila i shkruan: “E mbyti silikoni!”

Mirëpo, Enca nuk ka vendosur të qëndrojë në heshtje, madje ajo na ka treguar një anë të personalitetit të saj i cili më parë ka qenë i panjohur për një pjesë të mirë prej nesh.

Këngëtarja sapo na dëshmoi se është një narciste e vërtetë!

“Silikoni motër? Vërtet? Më vjen keq, unë jam e bukur”, është përgjigjur Enca me një vetëbesim të theksuar…