E PYESIN PËR ROMEON/ Jonida Maliqi bën reagimin epik në mes të emisionit (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
E PYESIN PËR ROMEON/ Jonida Maliqi bën reagimin epik në mes të emisionit (FOTO+VIDEO)

E PYESIN PËR ROMEON/ Jonida Maliqi bën reagimin epik në mes të emisionit (FOTO+VIDEO)

Romeo Veshaj dhe Jonida Maliqi ishin një ndër çiftet më të komentuar në media dhe ndër më të pëlqyerit nga publiku, por pak kohë më parë vendosën të vazhdonin të ndarë rrugëtimin e jetës. Para pak ditësh Romeo u shpreh se ndarja nuk ka qenë e lehtë por megjithatë gjëra të tilla ndodhin.

Nga ana tjetër, Jonida gjithmonë është treguar dhe vazhdon të tregohet më e rezervuar për këtë çështje. Mbrëmjen e djeshme këngëtarja ishte e ftuar në “Klanifornia” dhe në rubrikën “Martohu, plagos, vrit” asaj iu shfaqën në ekran 3 personzhe të njohur: Ardi Asllani, Thoma Gëllçi dhe Romeo Veshaj.

Pasi fotot u shfaqën në ekran, publiku reagoi menjëherë dhe Jonida u kthye nga ata duke bërë një reagim epik (të cilin mund ta shikoni në videon e bashkëngjitur në fund të lajmit).

Për “plagos” ajo zgjodhi Thoma Gëllçin. “E nisim me Thoma Gëllçin. Në jetë nuk vras dot edhe një mizë se më vjen keq, por për ta plagosur do ta plagosja. Për një fakt që duhet ta them, nuk kam patur shumë mbështetje për Eurovisionin”, u shpreh ajo.

Më pas ndonëse publiku në sallë po priste me padurim një përgjigje nga Jonida, këngëtarja vendosi të mos komentonte në lidhje me Romeon. Ajo zgjodhi sfidën duke u shprehur “Nuk do doja të komentoja”.